Sulmohet fizikisht trajneri i Llapit

07 tetor 2018 | 00:02

Trajneri i njohur i futbollit, Bylbyl Sokoli, është sulmuar të shtunën fizikisht nga disa persona të dyshuar para banesës së tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Bylbyl Sokoli ka thënë për mediat se është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

Të shtunën, skuadra e Sokolit u mposht 2-1 nga Prishtina në sekondat e fundit të takimit derbi të kësaj jave në Ipko Superligën e Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Sokoli aktualisht është trajner i ekipit të futbollit “Llapi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte…