Bilall Sherifi thotë se ka disponim nga anëtarësia që Nisma të shkojë e vetme në zgjedhje

09 gusht 2019 | 00:17

Shefi i Grupit Parlamentarë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se zgjedhjet janë të mirëseardhura ndonëse sipas tij synim ishte që mandati të dërgohej deri në fund.

Ai ka thënë se kanë qenë të befasuar nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

Sherifi në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Nisma i ka dhënë mbështetje Haradinajt që nga fillimi i qeverisjes duke ia mundësuar edhe pozitën e kryeministrit.

“Padyshim që ne kemi qenë vendimtar për pozitën e tij të kryeministrit. Nuk mund të mohohet edhe një bashkëpunim i mëtutjeshëm me AAK-në”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në takim me qytetarët iu është kërkuar që në zgjedhje të shkohet si të vetëm dhe pa koalicione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. Ilir…