Bilalli nënshkruan kontratë profesionale me Balikesirsporin

07 gusht 2020 | 11:17

I ka mjaftuar një vit me grupmoshat e reja U19, që Oltion Bilalli ta bindë klubin e Balikesirsporit për të nënshkruar kontratë profesionale.

Talenti gjilanas i dalë nga Shkolla e Futbollit Besëlidhja nënshkroi për dy vjet me klubin turk. “Kemi nënshkruar për dy vite + 1 me Oltion Bilallin e U-19”, thuhet në njoftimin e klubit. Sulmuesi pritet që në edicionin e ardhshëm të jetë pjesë e skuadrës së parë të Balikesisporit. Ky klub garon në Ligën e Parë të Turqisë, rangu i dytë elitë në këtë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një shkrim të…