Bill Clinton arrin miliona shitje nga libri melodrama

09 gusht 2018 | 13:44

Bill Clinton është një tashmë një novelist që ka bërë miliona shitje.

“Presidenti është i zhdukur”, një melodramë e shkruar së bashku me James Patterson ka arritur më shumë se 1 milion shitje në Amerikën e Veriut që prej 4 qershorit.

Ky është libri i parë i tij me thriller, por me Patterson arriti të krijojë një prej romaneve më të suksesshme në botë.

Ka pasur reagime të ndryshme për librin, por pronari i kompanisë së shitjeve “Barnes & Noble”, Sessalee Hensley, ka pohuar në një deklaratë të mërkurën se “Presidenti është i zhdukur” ka pasur shumë ndikim.

Edhe shkrimtari Patterson ka dhënë një deklaratë në të cilën thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përsëritur se…