Veseli: Veriu do të jetë gjithmonë i Kosovës

09 gusht 13:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përsëritur se nuk do të këtë ndarje të Kosovës.

Gjatë vizitës që i ka bërë Stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, Veseli ka deklaruar se veriu do të jetë gjithmonë i Kosovës.

Ai ka treguar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i të gjitha shtëpive të djegura në veri, duke thënë se secili qytetar, pavarësisht nacionalitetit mund të jetojë lirshëm ku të dojë në Republikën e Kosovës.

“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës asnjëherë. Në dialog nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja asnjëherë. Ne jemi duke komunikuar në mënyrë që komunitetet të integrohen sa më mirë në shtetin tonë, në Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai ka deklaruar se sovraniteti dhe integriteti i shtetit janë të pacenueshme.

“Kosova do të shkojë në dialog, presim nga dialogu njohjen e shtetit tonë të pavarur dhe sovran, anëtarësimin në OKB, ruajtja e partneritetit me ShBA-të dhe BE-në. Ky është qëllimi ynë. Çdo deklaratë tjetër, çdo qëllim tjetër, më tepër është lojë për me nxitë pasiguri, frikë dhe paqartësi, që më së paku i bën dobi Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është shprehur ai.

Gjatë vizitës në Stadiumin “Adem Jashari”, Veseli ishte i sheqeruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe nga ministri i Financave, Bedri Hamza.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijevic, ka…