Bill Clinton mbërrin në Shqipëri, Rama e pret në aeroportin e Rinasit

03 korrik 2023 | 16:08

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, ka mbërritur në Shqipëri.

Në aeroportin e Rinasit, Clintoni është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me këtë rast, Rama ka thënë se Clintoni për herë të parë shkel në Shqipëri.

“Rinas, me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka analizuar situatën aktuale të…