Bill Clintoni feston ditëlindjen, ky është urimi i Pacollit

19 gusht 2020 | 11:27

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka uruar ish-presidentin e ShBA-së, Bill Clinton, për ditëlindjen e 74 të tij.

Me këtë rast, Pacolli ka thënë se presidenti Clinton është dhe do të mbetet përgjithmonë një simbol i paqes në Kosovë.

“Sot, unë i dërgova urimet e mia më të ngrohta Presidentit Bill Clinton në ditëlindjen e 74-të të tij. Unë shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe respektin për përpjekjet e tij për Kosovën. Presidenti Clinton është dhe do të mbetet përgjithmonë një simbol i paqes në vendin tonë”, ka Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nisur ditën me…