Bindja Demokratike e Astrit Patozit nuk i bashkohet opozitës në zgjedhjet e 14 majit

29 tetor 2022 | 10:56

Partia Bindja Demokratike ka vendosur që të garojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit 2023, e ndërsa ka ndryshime edhe në strukturat drejtuese. Nga dita e djeshme, në krye të kësaj partie të themeluar nga Astrit Patozi, do të jetë Fabian Topollajn deri në përfundim të garës.

Vendimi për të dalë të vetëm, sipas tyre ka ardhur si pasojë e luftës brenda PD-së, çka ka ndikuar në pamundësimin e  krijimi i një fronti opozitar i përbashkët.

“Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.

Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitēs, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje.

Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë. Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajn si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Fabian Topallaj

Partia e re ‘Bindja Demokratike’ u themelua në 2019 për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit nga ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, një nga kritikët më të ashpër të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Zgjedhjet vendore të 2023 janë dekretuar nga presidenti Bajram Begaj në 14 maj, e kur kanë mbetur edhe pak kohë, opozita vijon të jetë e përçarë dhe nuk ka asnjë plan se si do të futen në garë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një “bombë” që vjen për të njollosur edhe më shumë…