Bindjet që dëmtojnë raportin shitës – klient

30 mars 2020 | 16:35

Gentrit Kadrolli

Sot më shumë se kurrë kompanitë investojnë shuma të konsiderueshme parash në rekrutime të reja dhe trajnime, me shpresën se do të sjellin frymë, ide dhe energji të reja.
Kjo vjen si arsye që shërbimi në radhë të parë dhe pastaj shitja të bëhet në mënyrë sa më profesionale.
Fatkeqësisht disa prej këtyre kompanive nuk janë në dijeni apo nuk dëshirojnë të jenë që, edhe pse ky investim kaq i madh që bëhet në njerëzit e tyre, shumë prej klientëve nuk kthehen të blejnë dhe të heshtur e zëvendësojnë kompaninë me një tjetër. Pra, helmi nuk po vije vetëm nga jashtë, por helmi po vije edhe nga brenda.
Gjithnjë, kur për një shitës interesi personal është shitja dhe vetëm shitja, ai nuk mund të mendoj në mënyrë të qartë, ai nuk mund të shërbej mirë, ai nuk mund ta konsideroj tamam qenie njerëzore klientin, por si diçka që duhet doemos të përfundojë i blershëm. Kuptohet se objektivi kryesor i një shitësi është përmbyllja e suksesshme e një shitjeje.
Të quhet e suksesshme një shitje duhet t’i paraprihet fillimisht me fokus të veçantë në ndërtimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me klientin.
Shkaku i këtij interesi personal, kaq agresiv të një pjesë e konsiderueshme e shitësve është që ata më shumë pa vetëdije se sa me të, kanë krijuar disa bindje të paqena për shërbimin dhe vet klientët. Kjo ndodh si shkak i një arsye të madhe.
“Gjatë gjithë jetës ka dy zgjedhje thelbësore. T’i pranosh kushtet ashtu siç janë dhe të mos bësh asgjë, ose të marrësh përgjegjësinë për t’i ndryshuar ato” Dr. Denis Waitley
Kur shitësit respektivisht personat përgjegjës për shërbimin dhe shitjen ndaj klientit e fillojnë karrierën e tyre në shitje, ata doemos që kanë për të dëgjuar duke folur të tjerët qoftë vartësin apo kolegun rreth bindjeve të tyre apo fakteve që i sajojnë vetëm në kokat e tyre për shërbimin dhe shitjen, disa prej të cilave mund të jenë të sakta por disa prej tyre mund të jenë edhe të mbrapshta në raport me vetë shërbimin që i ofrohet klientëve dhe pikërisht këtu vet helmohemi edhe nëse ne mendojmë ndryshe, por ngurtësia jonë për të shprehur mendimin apo pikëpamjet tona rreth çështjes në fjalë, ka të ngjarë që me kalimin e kohës të bëhet vetvetiu edhe bindje e jona.
Duhet të kemi kujdes nga përvoja e madhe sepse shpesh herë përvoja e madhe në një fushë e bënë një profesionist rezistent ndaj ndryshimeve të domosdoshme që duhen bërë në mënyrë që kompania të vazhdoj të jetë konkurruese në treg.
Pse? Sepse ky rekrutim i ri, kjo frymë e re që pretendohet që do të sjellë ide të reja janë pikërisht këta të cilët në shumë raste i pranojnë këto bindje të të tjerëve pa ndonjë arsyeje të fortë dhe këtë gjë e bëjnë si rezultat i frikës së tentimit për të provuar teknika të reja shërbimi dhe shitjeje, kurse probabiliteti që të besojnë në gjëra të paqena, që të gabojnë, që të dështojnë dhe të krijojnë bindje të mbrapshta për shërbimin dhe shitjen ndaj klientit me gjasë do të jetë i madh.
Më shumë shpesh se sa rrallë, kemi dëgjuar që të shesësh do të thotë të jesh gojëtar i ëmbël, në të kundërtën të thonë se nuk ke aftësi, por kjo bindje e paqenë në praktikë shpesh herë vërehet krejtësisht e kundërta. Klientin një element që e irriton në masë të madhe është kur themi gjëra që janë irelevante për të kurse dëgjimi, ndjeshmëria dhe pyetjet tona kanë për të qenë më të efektshme se sa thjeshtë oratoria. Bindje tjetër e paqenë është që klienti do të ndihet i kënaqur vetëm kur t’i kemi aprovuar çdo gjë që ai kërkon. Jo, nuk jetojmë në një botë ku në momentin që diçka duam bëhet në atë moment, por nga eksperienca e them që klienti mbetet i kënaqur dhe vazhdon bashkëpunimin edhe nëse kur diçka nuk ka mundësi të bëhet por që t’i shpjegohet në mënyrën më të mirë të mundshme arsyeja e mosrealizimit të kërkesës.
Por, nëse veprohet me qasje të ftohtë si “këto janë ligjet të kompanisë” ose “më vjen keq nuk bëhet kjo punë”, i mjerë është ai biznes.
Gjithashtu kur dëgjojmë të thuhet se sa shitje u realizuan më shumë këtë javë se sa në javën e kaluar, një qasje e tillë është e gabuar dhe këshilla është që do duhej më mirë të themi se sa klient të javës së kaluar apo muajit të kaluar vazhdojmë t’i mbajmë edhe këtë javë edhe këtë muaj. Kjo pastaj do të duhej të shndërrohet në një shprehi sepse kështu vetëm se do t’i jap më shumë vlerë klientit dhe vet kompanisë.
Bindje që shërbimi që ofrohet nuk ka të meta edhe pse je i paralajmëruar nga klientët që ka të meta janë momente të reflektimit imediat.
Bindje dhe qasje të tilla të gabuara por edhe qindra të tjera të papërmendura, herët apo vonë kanë për ta bërë një kompani të reflektojë ose në të kundërtën do të zhduket sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. Këshillat janë të mirëseardhura por që duhet analizuar thellë se cila të rrit apo të ul profesionalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hjadari ka marrë vendim që të…