Ministrja Hajdari merr vendim për heqjen e përkohshme të tarifës prej 4 cent për importin e miellit nga Serbia

30 mars 2020 | 16:31

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hjadari ka marrë vendim që të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit.

Siç kanë njoftuar nga kjo ministri, pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020, dhe sipas tyre ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19).

“Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike e Republikës së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari, ka nxjerrë vendim për të pezulluar përkohësisht disa masa tarifore ndaj importit të miellit. Pezullimi vlen nga sot deri më 30 prill 2020, dhe ka për synim të sigurojë furnizimin e rregullt me miell gjatë emergjencës së shëndetit publik lidhur me pandeminë e sëmundjes së koronavirusit (COVID-19)”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR) dënon fuqishëm gjuhën jodemokratike që…