Biokimia me aparatura të vjetra, drejtori i klinikës kërkon investime

12 shkurt 2023 | 08:27

Aparaturat diagnostikuese në Klinikën e Biokimisë në QKUK janë bërë problem jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë stafin që punon aty. Tash e sa kohë kjo klinikë punon me aparatura të vjetra 10-vjeçare, ndërsa numri i pacientëve që kërkojnë shërbime është goxha i madh.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, e ka pohuar se aparaturat në masë të madhe i kanë të vjetra, të cilat pësojnë edhe defekte.

Sipas tij, me aparatura të tilla përballohen afër 200 pacientë, ndërsa ka raste kur numri i tyre shkon në njëmijë. Ai thotë se falë donacioneve arrijnë ta kryejnë punën si duhet.

“Ne jemi duke bërë punë njëfarë forme madhore për arsye se aparaturat të cilat janë kryesisht kanë një kapacitet për dytësor, domethënë janë të fabrikuara dhe të dizajnuara ndoshta që t’i përballojë diku 200 pacientë, mirëpo nëse flas se i kemi diku gati njëmijë, atëherë normalisht se mandej edhe prishjet janë të paevitueshme, të shpeshta për shkak se ngarkohet aparatura dhe është për çudi që sinqerisht po them ka me vite të tëra, që të mos jenë donacionet që vijnë nga kompanitë e caktuara, sinqerisht po them nuk kanë vlerë fare asnjë aparaturë dhe në këtë rast ose buxhet që është caktuar nga ShSKUK-ja për të blerë aparaturë”, tha ai.

Si pasojë e vjetërisë, Veseli thotë se shpeshherë stafi detyrohet të pushojnë. Ai thotë se po të ishin aparaturat moderne, puna aty do të ishte me saktësi dhe precizitet më të madh.

Sipas drejtorit të kësaj klinike, vështirësitë që hasin ata janë të mundimshme. Thotë se ka raste kur tumor maker për zbulimin e kancerit nuk mund të kryhen, shkaku i prishjeve.

Madje, Veseli thotë se shpesh herë punëtorët e kësaj klinike detyrohen të kryejnë punë inxhinierie.

“Jemi vija e parë e frontit ku zbulohen sëmundjet te qytetarët. Paramendoni për shembull kur kemi ardhur në situata sfiduese dhe vjen nga Instituti i Onkologjisë dhe nuk mund t’ia bësh një tumor marker shembull ose analizat apo të gjëndrës tiroide që jashtëzakonisht është me të madhe duke u kërkuar gati 80 për qind të analizave janë të gjëndrës tiroide që kërkohen përpos analizave të tjera”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët.…