Bisedojnë Bideni dhe Johnsoni në telefon për “pasojat e rënda” ndaj Rusisë

15 shkurt 2022 | 08:06

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka telefonuar kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson. Të dy udhëheqësit diskutuan pozicionet e tyre të fundit në krizën Rusi – Ukrainë.

Ata diskutuan për përpjekjet për ta përforcuar pozicionin mbrojtës të aleatëve në krahun lindor të NATO-s dhe “gatishmërinë e tyre për të imponuar pasoja të rënda mbi Rusinë nëse ajo zgjedh përshkallëzimin e mëtejshëm ushtarak”, thonë nga Shtëpia e Bardhë.

“Udhëheqësit diskutuan angazhimet e tyre të fundit diplomatike me Ukrainën dhe Rusinë. Ata gjithashtu shqyrtuan përpjekjet e vazhdueshme diplomatike dhe parandaluese në përgjigje të ngritjes së vazhdueshme ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës dhe riafirmuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia po dërgon mijëra trupa të tjerë në kufi me…