Bislimi akuzon mediet për shtrembërim të deklaratës, por intervista për ‘Danas’-in u përkthye nga zyra e kryeministrit

18 shtator 2023 | 11:33

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë akuza të rënda ndaj medieve të Kosovës, duke i akuzuar se paguhen nga Serbia dhe se ia kanë ndryshuar një deklaratë lidhur me njohjen formale dhe fjalën “lëshim”. Por kjo gjë nuk është e vërtetë.

Bislimi në konferencën e sotme për medie bashkë me kryeministrin, Albin Kurti, është përgjigjur për deklaratën e tij se Kosova ka bërë lëshim të madh pasi njohja formale nuk është e përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.

Mirëpo, Bislimi ka thënë se fjala lëshim është përdorur nga “mediet kosovare që kanë financimin nga Serbia”.

“Fjala lëshim është nga mediet kosovare që kanë financim nga Serbia, ky është koncesion që ka bërë Kosova ndaj Bashkimit Evropian, por jo Serbisë”, ka thënë Bislimi.

Megjithatë, Bislimi del që ka gënjyer pasi që në intervistën e tij të publikuar dhe të përkthyer nga ai, shkruhet qartë dhe përdoret fjala “lëshim”.

“Ne e kuptojmë se njohja formale nuk është aty dhe ky ishte një lëshim i madh i Kosovës”, është thënë në intervistën të cilën mund ta gjeni në “Facebook”-un e  Bislimit, por edhe në uebfaqen e Qeverisë së Kosovës.

Deklaratat e tij së Kosova ka bërë lëshime është raportuar në të gjitha mediet në Kosovë.

Përndryshe nuk është hera e parë që Bislimi, por edhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, bëjnë akuza të rënda ndaj medieve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United nuk po kalon momentin e tyre më të…