Bislimi kritikoi Kushtetuesen, i reagon ish-deputetja Ismaili: Politikani mediokër Besnik Bislimi

04 janar 2024 | 19:30

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese.

Bislimi në një intervistë për “Radio Gorazhdecin”, ka thënë se Kushtetuesja në Kosovë ka prodhuar “dokumente kontroverse” dhe se gjykatësve “u mungon kompetenca dhe kredibiliteti”.

Ish-deputetja Ismaili ka theksuar se është jetike për shtetin që zyrtarët e emëruar apo të zgjedhur që kërcënojnë, nënçmojnë dhe etiketojnë/kualifikojnë Gjykatën Kushtetuese, të japin përgjegjësi.

“Gjykata Kushtetuese siguron që veprimet e qeverisë dhe ligjet janë në përputhje me parimet dhe vlerat e garantuara në Kushtetutë. Kjo ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e së drejtës, duke parandaluar ndonjë abuzim të mundshëm të pushtetit nga ekzekutivi apo legjislativi. Prandaj, deklarata e zv/kryeminsitrit Bislimi nuk është tjetër përpos sulm ndaj penguesve të abuzimit”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili.

Ajo ka shtuar se “ky nuk është i vetëm në këtë mision. Bajrakun e sulmeve ndaj gjyqësorit në përgjithësi, dhe Gjykatës Kushtetuese në veçanti, e mban vet kryeministri Kurti dhe ministrja e drejtësisë Haxhiu”.

“Po ç’ne tërë ky angazhim i tyre që në termat më eufemik do të quhej angazhim për të përhapur kulturë antikonstitucionaliste? Ç’interes ka qeveria Kurti që po angazhohet kaq fort kundër Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve të saj? Meritat për liritë tona në shoqëri tonë, më shumë sesa demokracia, i ka rendi juridik dhe sistemi ynë ligjor, respektivisht vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka thënë se si kudo dhe kurdo në botë, qeveritë që kanë sfiduar, cenuar dhe tentuar të poshtërojnë Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial, Gjykatën Kushtetuese, janë qeveri të përcaktuara të lëvizin drejt tiranisë.

“Ç’produkt mediokër dhe i ç’mjedisi mediokër është sot politikani mediokër Besnik Bislimi, që gyjqtarët e Gjykatës Kushtetuese i quan jokompetent dhe jokredibil, i flasin qartësisht paraqitjet e tij publike, të cilat do mbeteshin vetëm për gërdi, sikur mos të ishin shumë të rrezikshme. Shumë të rrezikshme”, ka theksuar ish-deputetja Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka alarmuar për…