Bislimi nesër në Bruksel, BE-ja jep detaje për vizitën e tij

07 dhjetor 2022 | 14:05

Zëvendëskryeministri i parë i  Kosovës,  Besnik Bislimi, nesër (e enjte) do të jetë në Bruksel ku do të pritet në një takim nga komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Vizita e Bislimit në Bruksel është bërë me dije nga Komisioni Evropian.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Bislimi do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Arsyeja e kësaj vizite dhe temat që do të diskutohen në këto takime të Bislimit ende nuk dihen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjyki dënues ndaj të…