Bislimi para ministrit çek kritikon ashpër sistemimin e drejtësisë

24 janar 2024 | 15:34

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zgjedhur që në një konferencë të përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak, të thotë fjalë të ashpra kundër sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Ai kur është pyetur mbi deklaratat e ndërkombëtarëve për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, ka thënë se pyetja që duhet të bëhet është “sa janë të pavarura gjykatat”.

“Pyetja që duhet ta bëni ju është sa janë të pavarura gjykatat? Janë të pavarura nga qeveria, por a janë të pavarura? Nëse jo, pyetja që duhet të shtroni nga kush varen gjykatat? Kush i ndikon vendimet që marrin gjykatat”, ka thënë ai.

Bislimi ka lenë të kuptohet se gjykatësit në vendin tonë nuk vendosin pa ndërhyrje nga jashtë.

“Nëse unë kritikoj një vendim, kritikoj bash që nuk është i pavarur. Do të doja që gjykatësi të vendos në bazë të elementeve, pa ndërhyrje nga jashtë, qoftë kjo brenda ose jashtë Kosovës. Kushtetuta ose duhet të zbatohet në tërësi, ose të mos zbatohet”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kosovës, nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk…