Bislimi për nënshkrimin e marrëveshjes në mes të KEDS-it dhe Elektroseverit: Fundi i ilegalitetit dhe mospagesës së rrymës në veri

11 dhjetor 2023 | 14:54

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit, sipas pikës 3 të udhërrëfyesit për marrëveshjen e energjisë është bërë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës.

Bislimi ka thënë se operimi në veri do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Kosovës.

“Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasiqë pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri, do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë. Tash duhet të ecet tutje edhe me hapat e tjerë të nevojshëm për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vitesh, ilegalitetit në mospagesë të rrymës. Kosova vazhdimisht ka luajtur një rol konstruktiv dhe ka zbatuar të gjitha detyrimet e saj, andaj dhe presim e kërkojmë të njëjtën gjë nga pala tjetër, për ta përfunduar këtë proces”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votimet në zgjedhjet presidenciale të Rusisë - proces në të…