Bislimi: Qeveria dështoi ta menaxhojë pandeminë, pakoja emergjente u stopua nga mosdija

07 korrik 2020 | 14:18

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se pandemia nuk është duke u menaxhuar si duhet nga qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bislimi ka thënë se një pjesë e politikës nuk ka pasur përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll.

“Sot më 7 korrik mund të themi lirisht se përballja me pandeminë Covid-19 na ka dalë nga kontrolli, e që mund të themi se për një pjesë të politikës as që ka pas përpjekje për ta mbajtur nën kontroll. Dështimi në përballje me pandeminë pastaj do të shumëfishohej me dëme ekonomike që më pastaj do të na shoqërohej jo vetëm në muajt në vijim por edhe më gjatë”.

“Qeveria Kurti në pjesën më të madhe sa ishte në qeveri u desh të kaloj me masa për ta ruajtur si popullatën po ashtu edhe ekonominë si pasojë e pandemisë. Falë mbështetjes së pashoq të gjithë qytetarëve, numri i të vdekurve dhe të infektuarve mbeti minimal, pandemia u fut nën kontroll dhe u bë lehtësimi i masave kufizuese. Ekonomia u mbështet me mjete buxhetore, në ndërkohë të hyrat buxhetore u ndikuan më pak sesa ishte pritur”, është shprehur Bislimi në një konferencë për medie

Ish-ministri i Financave dhe Trasnfereve në qeverinë Kurti, ka pasur kritika edhe në lidhje me pagesat e Pakos Emergjente, të cilat sipas tij janë stopuar në mungesë të dijes dhe vullnetit.

“Pagesat e Pakos Emergjente Fiskale u stopuan në mungesë dije dhe vullneti. Ardhja e diasporës u vështirësua dukshëm deri në pamundësim të plotë”, ka thënë Beslimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me financim të Organizatës “Help Kosovo” dhe komunës së Drenasit,…