Bislimi takohet me këshilltarin e Dhomës Federative të Zvicrës, temë bisedimi Kosova

01 dhjetor 2020 | 21:53

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar të martën me këshilltarin e shtetit në dhomën e lartë federative të Zvicrës, Charles Juillard.

Në kë takim, ata biseduan për marrdhëniet Kosovë-Zvicër, integrimi i shqiptarëve në këtë shtet.

“Gjë që u dakorduam që javën tjetër do kemi një takim të një rëndësie të veçantë në Pallatin Federal për t’i debatuar të gjitha çështjet që lidhen mes Kosovës dhe Zvicrës, puna sezonale, vizat dhe shumë gjëra të tjera që prekin interesin e qytetarëve tanë këtu dhe Kosovës”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka theksuar se Zvicra si atdheu i dytë i shqiptarëve meriton respekt, pasi sipas tij,  në të gjitha kohërst ishte pranë në çlirim dhe pavarësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liburn Aliu, ushtrues i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar…