Bislimi takohet me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Gjenevës, temë diskutimi diaspora dhe vizat

26 qershor 2019 | 18:25

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, është takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kantonit të Gjenevës, Pierre Maudet, me të cilin ka biseduar për raportet Kosovë-Zvicër.

Bislimi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në këtë takim është biseduar për promovimin e vlerave perëndimore të Kosovës në diasporë dhe liberalizimin e vizave.

Postimi i plotë i tij:

Sot pata kënaqësinë të pritem zyrtarisht nga miku im ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kantonit të Gjenevës, Pierre Maudet.
Bisedat e ndryshme për Kosovën, promovimi i vlerave perëndimore të Kosovës në diasporë, liberalizimi i vizave dhe shumë tema tjera nuk munguan.
Ky është njeriu që nxori operacionin “Papyrus” ku qindra familje shqiptare gjetën mundësinë për t’u rregulluar dhe punuar legalisht.
Takimet e tjera do të vazhdojnë edhe më tutje për të mirën e dy vendeve tona.
“Zëri Perëndimor i Kosovës” çdo herë do jetë aktiv për t’i konfirmuar dhe zhvilluar vlerat e shoqërisë tonë në kulturën perëndimore aty ku ishin ëndrrat e rilindëseve tanë.
Edhe në këtë fundjavë do jem një ditë në Forumin Crans Montana që mbahet në Gjenevë për t’i takuar dhe biseduar me gjithë personalitetet botërore që janë aty për Kosovën që meriton!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari i njohur, Rrok Berisha, ka ndërruar jetë sot pas…