Bislimi takon shefen e Departamentit të Ekonomisë dhe Inovacionit në Vaud, Isabelle Moret

01 shkurt 23:13

Veprimtari dhe drejtori i OJQ “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka takuar këshilltaren e shtetit, shefen e Departamentit të Ekonomisë dhe Inovacionit në Vaud, Isabelle Moret, me të cilën ka diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë mes Kosovës dhe Zvicrës.

Temë tjetër e diskutimit ishte edhe partneriteti migrimit mes Zvicrës dhe Kosovës, që do të luajë një rol të rëndësishëm ekonomik mes dy vendeve tona.

“Sot kam kënaqësinë kur shoh që shqiptarët i gjen në ndërtimin e Zvicrës, ata janë gjithkund, në shtëpitë e pleqve, në spitale, në ndërtimin e rrugëve, që në realitet pasurojnë Zvicrën, që me afrimin e dy vendeve tona jemi fitues të gjithë”, ka shkruar Sali Bislimi në “Facebook”.

Moret ka vizituar Kosovën kur ishte kryetare e parlamentit zviceran.

“Me fjalët e para me thotë që ju keni një vend shumë të bukur Kosovën, unë tani kam dy vende edhe Kosovën edhe Zvicrën që i dua dhe i mbrojë me aq sa mundem në çdo mundësi dhe rast që me jepet. Bëra edhe një përmbledhje historike të Kosovës, luftën tonë për liri, dhe djemtë tanë që padrejtësisht gjenden në Hagë. Kantoni Vaudit është i privilegjuar edhe nga zoti me bukuritë natyrore dhe me humanizmin shpirtëror dhe njerëzor që ka”, ka shkruar Bislimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit…