PSG-ja i rikthehet fitoreve në Ligue 1

01 shkurt 2023 | 23:07

Paris Saint-Germain është rikthyer te fitoret në elitën e futbollit francez. Parisienët mposhtën në udhëtim Montpellierin me rezultatin 1:3.

Mbappe humbi penalltinë në minutën e 10-të. Ajo u përsërit edhe njëherë, por prapë francezi dshtoi të realizonte. Mbappe 11 minuta më pas u detyrua të largohej nga loja për shkak të një lëndimi të pësuar.

Në minutën e 35-të Leo Messi shënoi, por goli u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë lojë. E VAR-i ishte protagonist edhë në minutën e 52-të për ta anuluar golin e Hakimit.

Tre minuta më vonë, Fabian Ruiz zhbllokoi shifrat dhe kaloi mysafirët në epërsi. Rezultati u dyfishua nga Messi në minutën e 72-të, para se Montpellier të ngushtonte epërsinë në minutën e 89-të nëpërmjet Nordin. Krejt në fund të ndeshjes Zaire-Emery shënoi për 1:3.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Marseille që gjendet në vendin e dytë. Në anën tjetër, Montpellier mbetet i 14-ti me 20 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e…