Bislimi, thirrje bashkëatdhetarëve në Vaud: Të përkrahni në zgjedhjet e së dielës, Isabelle Moret

09 prill 2022 | 17:08

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, që jeton dhe vepron në Zvicër, u ka bërë thirrje shqiptarëve në këtë shtet që në zgjedhjet së dielës në kantonin e Vaudit ta përkrahin kandidaten Isabelle Moret, ish-kryetare e parlamentit zvicran.

Gjithashtu edhe kandidatët tjerë Borloz, Luisier, Buffat dhe Dittli.

“Të dashur miq, bashkëatdhetarë telë nderuar: Ju që jetoni dhe keni të drejten e votes në kantonin Vaud, mos harroni dilni nesër votoni në raundin e dytë miqtë tanë dhe të Kosovës, krahun e djathtë Aleancën Vaudoise, miken tonë ish-kryetaren e parlamentit Zvicran zonjën e nderuar Isabelle Moret, Borloz, Luisier, Buffat dhe Dittli. Fitorja miqeve është edhe fitore për të gjithë NE!”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pas vizitës që pati…