Bislimi thotë se pa gatishmërinë e Serbisë për zbatim të marrëveshjeve s’ia vlen takimi i nivelit të lartë në Bruksel

31 janar 2024 | 16:33

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka bërë me dije se në takimin e zhvilluar në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe ndërmjetësuesit evropian, Miroslav Lajçak është përmendur si ide një takim i nivelit të lartë në Bruksel.

Megjithatë, siç ka thënë Bislimi, pala e Kosovës mendon që pa një rezultat konkret, dhe gatishmëri të palës serbe për progres dhe zbatim të marrëveshjeve të arritura, nuk vlejnë takimet.

“Por, ne mendojmë që pa pasur diçka rezultat, pa pasur gatishmëri të Serbisë që të lëvizet në formalizimin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj, nuk ia vlen të ftohen takime që pastaj s’nxjerrin asnjë rezultat”, ka thënë Bislimi.

Më tutje, Bislimi është mburrur sipas tij me arritjet që kur ka marrë detyrën si kryenegociator.

“Nuk ka pasur asnjë marrëveshje të vetme që ka arritur të kryhet. Me këtë kontekst, BE-ja nuk po konteston vendimet”.

“Ata po diskutojnë me neve, modalitete të zbatimit. Qëllimet e BE-së janë të mira”, është shprehur Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Elmi Reçica Sot, 30 vjet më parë, drita e…