Bislimi ua prezanton deputetëve dosjet e Lajçakut dhe të qeverisë për dialogun me Serbinë

05 maj 2021 | 10:40

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme.

Ai deputetëve ua ka prezantuar dosjen nga emisari i Bashkimit Evropian për Ddalog, Miroslav Lajçak dhe atë që e kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Ai ka thënë se në dosjen e trashëguara nuk ka asgjë substanciale, por vetëm tregojnë për mbajtjen e takimeve.

Bislimi ka treguar se është takuar me Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skënder Hysenin.

Megjithatë, Besnik Bislimi thotë se takimin me të e ka refuzuar Edita Tahiri.

(EO)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Shefqete Goslaci Përderisa KK i Prishtinës ka shtrirë qarkullimit…