Bitcoin dhe Ethereum shënojnë rënie
Në orët e para të së premtes, Izraeli ka nisur sulme ajrore ndaj Iranit, duke goditur objektiva të programit bërthamor dhe figura të larta ushtarake. Mes viktimave janë edhe komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, Hossein Salami, dhe ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike, Fereydoon Abasi.
Përveç ndikimit politik dhe ushtarak, sulmet kanë shkaktuar edhe tronditje në tregjet financiare, sidomos në sektorin e kriptovalutave. Bitcoin, kriptovaluta më e madhe në botë, ka pësuar një rënie prej 3.1% gjatë 24 orëve të fundit. Rënie më të madhe ka shënuar Ethereum, e cila ka rënë me 8.9% në të njëjtën periudhë.
Izraeli ka paralajmëruar se sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Irani ka premtuar se Izraeli do të përballet me një ndëshkim të ashpër për këtë veprim.



