“Bitcoin” sërish shënon rritje, arrin në 50 mijë dollarë

23 gusht 2021 | 08:47

Pas një rënie të vazhdueshme të kriptovalutës Bitcon, siç duket vlera e saj po sheh përsëri rritje.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 50 mijë dollarë.

Pra, rritja e kësaj kriptovalute brenda një jave është 6 për qind.

Për sa i përket vlerës së kapitalit të tregut, sërish vlera ka arritur në 2 trilionë dollarë.

Vlera aktuale e Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Nga pretendimet e fundit, shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk ka shumë mundësi që kompania që ai drejton do të nisë ta pranojë Bitcoinin për blerjet e makinave.

Në muajin maj, Tesla pezulloi blerjet e këtyre makinave me kriptovalutën, prej shqetësimeve të përdorimit të lëndëve djegëse fosile në gjenerimin e Bitcoinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Menaxhim Kufitar ka bërë me dije se edhe…