Bitcoin shënoi ngritje të papritur

02 korrik 2018 | 20:42

Bitcoin sot (e hënë),  shënoi rritje të papritur, pasi javën e kaluar vlera e tij u ul nën 6,000 dollarë.

Vlera e kësaj monedhe virtuale arriti në 6,622 dollarë dhe është në rritje të vazhdueshme të lehtë, por është e pasigurt se sa kohë do të ruhet rritja aktuale.

Gjatë javës së kaluar, Bitcoin regjistroi vlerën më të ulët në shtatë muajt e fundit, kur kishte vlerën 5,755 dollarë më 24 qershor.

Supozohet se ky lloj zhvillimi mund të ndikohet nga fakti se shitësit e valutës digjitale mbetën pa fonde, pasi Bitcoin ra me 70 për qind vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Sidoqoftë, është ende herët të flitet për rimëkëmbjen e plotë të valutës digjitale, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një rritje të qëndrueshme të Bitcoin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja e 1/8 së finales në mes Belgjikës…