Bizneset në Mitrovicë vazhdojnë të mos punojnë të dielën

09 mars 2020 | 15:26

Të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Mitrovicës, e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës Faruk Mujka.

Në këtë mbledhje janë diskutuar tema me interes për qytetarët e kësaj komune. Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka njoftuar ekzekutivin komunal  në lidhje me largimin e panos së heroit Isa Boletini nga objekti i DKRS-së, për të cilën ka thënë se është vjetërsuar dhe dëmtuar, me ç’rast është kontaktuar një kompani e cila do të punojë një pano tjetër me konstrukt të qëndrueshëm dhe më të bukur.

Ndërsa, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka informuar të pranishmit për kujdestaritë e organizuara nga Drejtoria e Inspeksionit, duke inspektuar subjektet afariste lidhur me vendimin për respektimin e orarit të punës, me ç’rast vendimi për ditën e diel të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset në Mitrovicë është duke u respektuar në përpikëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë ka ftuar të gjithë…