Kamenica fton prindërit të marrin pjesë në takime për t’i paraqitur ankesat për procesin mësimor

09 mars 2020 | 15:25

Drejtoria Komunale e Arsimit në Kamenicë ka ftuar të gjithë prindërit çdo të premte prej orës 16:00, që të marrin pjesë në takimet që organizohen në këtë komunë lidhur me vërejtjet e ankesa për subjektet e përfshira në procesin mësimor, të cilat si tërësi obligojnë DKA-në t’i trajtojë.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, ka thënë se dhuna ndaj nxënësve qoftë fizike apo psikologjike është e patolerueshme, siç është edhe mësimdhënësi i papërgatitur para fëmijëve tuaj e nxënësve tanë, e që e determinon të ardhmen tonë të përbashkët.

Në këtë kontekst, Morina-Bislimi u ka bërë thirrje të gjithë prindërve që secilin rast, mangësi, kërkesë, ankesë apo vërejtje ta drejtojnë në këtë drejtori, sepse sipas saj, vetëm atëherë do ta kenë pasqyrën e vërtetë të ngjarjes dhe detyrën për të gjetur mundësinë e zgjidhjes.

“Ndër të tjera për të paraqitur ankesat apo vërejtjet e juaja për procesin mësimor, mund të drejtoheni edhe në numrin e u.d drejtoreshës +38345338132 (‘Sms’, ‘Viber’, ‘Whatsapp’)”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e mbajtur të hënën, të Këshillit të Drejtorëve…