Muharremaj kërkon nga drejtorët t’i realizojnë projektet sipas planifikimeve

09 mars 2020 | 15:25

Në mbledhjen e mbajtur të hënën, të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Suharekës, është diskutuar për realizimin e projekteve të parapara si dhe për ato në realizim e sipër.

Me këtë rast, kryetari Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga drejtorët që t’i realizojnë projektet e tyre të parapara sipas agjendës.

“Të gjithë drejtorët, kanë raportuar për ecurinë e projekteve që po realizohen si dhe për planet e ditëve në vijim”, ka njoftuar Komuna e Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me…