Bizneset në Suharekë obligohen ta pastrojnë hapësirën para objekteve të tyre

14 mars 2019 | 13:18

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim që secili biznes apo institucion ta pastrojë çdo ditë hapësirën e tij para objektit vet.

Muharremaj ka bërë me dije se për zbatimin e këtij vendimi ka obliguar Drejtorinë e Inspekcionit dhe policinë.

“Secili biznes/institucion tash e tutje obligohet që hapësirën para lokalit apo objektit ta pastrojë çdo ditë me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit. Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëresës. Gradualisht ne do të kemi hapa konkret për ruajtjen e ambientit, i cili është i të gjithëve”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se parkimi pavend…