Biznesmeni Arben Bala, kandidat për këshilltar komunal i Nismës në Gjakovë

17 korrik 2021 | 19:18

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka prezantuar kandidatin e radhës të kësaj partie për këshilltar komunal për zgjedhjet lokale.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Arben Bala është një biznesmen i sukseshëm, i cili në asamblenë komunale fokusin do ta ketë të problemet që ka sektori i biznesit në Gjakovë.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Arben Bala, një biznesmen i sukseshëm do të jetë kandidat për këshilltar komunal i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Arbeni vjen nga një familje me traditë biznesore, që njeh të bërit biznes, dhe angazhimi i tij në asamblenë komunale do të jetë në fokus të problemeve që ka sektori i biznesit në komunën tonë.
Njerëzit si Arbeni i duhen Gjakovës dhe Kosovës, andaj kandidimi i tij për këshilltar komunal do të jetë vlerë e fuqishme edhe për Nismën Socialdemokrate për t’i dhënë Gjakovës një kuadër të përgatitur për zhvillimin e biznesit.
Arben do të ecim së bashku në punët që na presin për Gjakovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, ka dalë pozitiv për…