Biznesmeni hedh gruan shtatzënë në liqenin e Janinës

08 mars 2023 | 12:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Janinë të Greqisë, ku një biznesmen ka hedhur në liqen partneren e tij shtatzënë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave ai e ka bërë këtë sepse donte që gruaja të abortonte, pasi ajo i ka kërkuar divorcin.

Biznesmeni ishte fejuar me një 31-vjeçare, e cila ishte shtatzënë prej tij. Vajza, për shkak se së fundmi lidhja e tyre nuk po shkonte mirë, i kërkoi divorcin dhe njëkohësisht e njoftoi se është shtatzënë, por do ta mbajë fëmijën.

Ai u përgjigj se nuk do të lejonte një partner tjetër të ishte me gruan dhe fëmijën e tij dhe i kërkoi asaj të takoheshin. Në të vërtetë, vajza doli në takim, por biznesmeni kishte me vete edhe tre persona të tjerë. Të tre këta persona duke vepruar së bashku, pasi e zbritën 31-vjeçaren nga makina përmes dhunës, duke e tërhequr nga duart dhe flokët e tërhoqën zvarrë në bregun e liqenit të Janinës në një distancë rreth 3 metra, e ngritën sërish në ajër dhe e hodhën në liqen, edhe pse gruaja i kërkonte vazhdimisht që ta linin.

Ajo ka marrë lëndime të shumta fizike. Biznesmeni e ka pare me indiferentizëm gjithë skenën. Pastaj të katër burrat u larguan së bashku dhe e lanë vajzën në liqen. Në fakt, siç e përshkruan ajo, kur janë larguar as nuk kanë parë pas për të parë nëse ka dalë në sipërfaqen e liqenit apo jo. Me shumë përpjekje dhe ndërsa temperatura atë ditë ishte 6 gradë Celsius, vajza arriti të dilte në breg (në një rrugë buzë liqenit). E lagur, e plagosur ajo shkoi te makina e saj dhe gjeti celularin e saj. Menjëherë ka lajmëruar Policinë duke thënë “më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”.

Ka mbërritur menjëherë një ambulancë e EKAB-it dhe një makinë policie. Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë. Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë.

Qëllimi i biznesmenit ishte të hidhte në liqen të fejuarën e tij për të abortuar foshnjën që mbante në bark, babai i së cilës ishte vetë ai.

Biznesmeni dhe dy personat e tjerë që kontribuan në të gjithë operacionin ndaj 31-vjeçares u arrestuan, ndërsa identiteti i personit të katërt nuk u bë i ditur.

Ndërkohë mediat greke e përshkruajnë biznesmenin si Ali Pashë Tepelena, që kishte urdhëruar të mbytej bukuroshja Kyra-Frosini në liqenin e Janinës.

Biznesmeni nga Janina pasi u dënua, kërkoi prishjen e vendimit ndaj tij, por Gjykata e Lartë nuk ishte dakord me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ermir Gjinishi Historia e popujve ballkanikë deri diku është…