Biznesmeni i njohur nga Deçani i bashkohet Nismës

13 janar 2021 | 12:00

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se sot i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, Nexhat Mulaj.

Në njoftimin e Nismës është thënë se Mulaj këto ditë ka ardhur nga Zvicra për ta përkahur këtë subjekt politik.

Sipas njoftimit, me këtë aderim Nisma do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

“Familjes sonë socialdemokrate i është bashkuar biznesmeni i njohur nga Isniqi i Deçanit, z. Nexhat Mulaj, i cili këto ditë ka ardhur nga Zvicra, për të mbështetur Nismën dhe projektin politik të kryetarit Limaj, për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare. z. Mulaj është biznesmen i njohur në Zvicër, i cili përmes biznesit të tij ka krijuar mundësi punësimi për shumë shqiptarë që jetojnë e veprojnë atje. Bashkë me z. Mulaj, NISMA do të jetë edhe më e fuqishme për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt”, është thënë në njoftimin e Nismës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, ka thënë se viti 202-të…