Bjellorusia në prag luftës civile: Dëgjohen shpërthime në Minsk

11 gusht 2020 | 08:19

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qendër të Minskut, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ka një numër të madh të demonstruesve në qendër të kryeqytetit Bjellorus. Protestuesit filluan të ngrinin barrikada pak më herët. Gjatë përplasjeve me forcat speciale, një person humbi jetën kur u përpoq të hidhte një pajisje eksplozive ndaj tyre, njoftoi Ministria e Brendshme. Megjithatë, eksplozivi u aktivizua në duart e tij.

Një kolonë e automjeteve të forcave speciale po lëviz në drejtim të kësaj pjese të qytetit.

Kandidatja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya ka refuzuar t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve në Bjellorusi.

“Ne nuk pajtohemi me (rezultatet e zgjedhjeve), ne kemi një informacion absolutisht të kundërt. Ne jemi duke mbledhur prova të falsifikimeve. Kemi njerëz që janë zyrtarisht të gatshëm të konfirmojnë falsifikimet në qendrat e votimit. Kështu që ne kemi filluar të punojmë në mënyrë aktive për këtë dhe tani tani po shkoj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të thënë që ne nuk do t’i pranojmë rezultatet e zgjedhjeve”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nxjerrë në pah mospajtimet…