Blackburni interesohet për portierin e Kosovës

09 gusht 2020 | 12:40

Blackburn Rovers është e interesuar për shërbimet e portierit kosovar, Arijanet Muriq.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari sportiv i ‘The Sun’, Alan Nixon, me anë të një postimi në “Twitter”. 21-vjeçari që është aktualisht lojtar i Manchester Cityt, nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e Pep Guardiolas. Muriq, së fundi ishte i huazuar te Nottingham Forest në Championship të Anglisë, ku luajti vetëm katër takime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Sindikale e  Telekomit, ka bërë të ditur se Gjykata…