Blerand Stavileci nuk do të jetë nënkryetar i Prishtinës

09 dhjetor 2021 | 00:13

Ditë më parë është raportuar në media se PDK-ja ka bërë marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta ketë pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e që kjo do t’i takonte Blerand Stavilecit.

Përveç PDK-së e cila e ka mohuar një gjë të tillë, edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se nënkryetar nuk do të jetë Blerand Stavileci.

“Jo nuk është e vërtet. Ka pas shumë spekulime, por nuk qëndron. Nënkryetar e kemi të konfirmuar është vetëm Alban Zogaj, ndërsa i dyti nuk do të jetë Blerand Stavileci, ende nuk e dim se kush”, tha Rama.

Kryetari i ri i Prishtinës tha se nënkryetarin e dytë të komunës mund ta përcaktojë edhe koalicioni.

“Mundet ta përcaktoj edhe koalcioni. Unë mendoj që duhet të jetë grua. Të kemi një barazi. Unë kam synuar që së paku 50 përqind të kabinetit të jenë gra. Duhet të ju jepim hapësirë që të merren me menaxhimin e drejtorive të Komunës së Prishtinës”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po bëhen afro dy javë që nga nata kur si…