Blerim Latifi: Jusuf Gërvalla ishte enverist, bindjet e tij politike dhe të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikë

08 maj 2021 | 16:35

Filozofi dhe analisti Blerim Latifi, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për veprimtarinë politike të Jusuf Gërvallës.

Latifi thotë se kush e njeh mirë veprimtarinë dhe i ka lexuar tekstet e tij e kupton menjëherë se ai ideologjikisht ishte një enverist i bindur

Ai tutje shton se besimet politike të Jusuf Gërvallës dhe ato të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje.

Postimi i plotë:

Kush e njeh veprimtarinë politike të Jusuf Gërvallës dhe kush i ka lexuar tekstet e tij politike, e kupton menjëherë se ai ideologjikisht ishte një enverist i bindur.

Letrat që ia dërgonte Enver Hoxhës e dëshmojnë katërcipërisht këtë.Nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, ai do të ishte, në mos kryetar, gjithqysh njëra ndër figurat kryesore të LPK-së dhe më pas edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Besimet politike të Jusuf Gërvallës dhe ato të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikëpamje, për të mos thënë se e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodekani në Fakultetin e Filologjisë “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fitor…