Blerim Reka: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

21 mars 2019 | 21:07

Kandidati i pavarur për president në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, në një intervistë për gazetën më të vjetër serbe “Politika” të Beogradit, duke folur për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi, ka deklaruar se “Kosova u çlirua nga Serbia, dhe tash është koha që Serbia të lirohet nga Kosova. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, prandaj Serbia i nevojitet një Degoll, i cili do e pranoj këtë realitet të ri”. 

Ai ka thënë se duhet të lirohemi nga e kaluara. 

“Ballkani ka fatëkeqësisht suficit të së kaluarës dhe deficit të së ardhmes”. 

Në këtë intervistë, Reka ka mbrojtur tezën e tij të njohur për anëtarësimin në pako të të gjitha shteteve të Ballkanit Përendimor në BE, në mënyrë që siç tha të mos ndodhë që shteti i parë që anëtarësohet, pastaj me të drejtën e vetos t’i bllokoj shtetet tjera. 

Në këtë intervistë, Reka i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kosovës dhe me Republikën e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nuk është koritur në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës, pasi…