Blerta Rahimi, e reja që po kërkon votën e gjilanasve

22 shtator 2021 | 16:39

Gara për Asamble Komunale vazhdon të mbetet mjaft sfiduese për të gjithë kandidatët që mëtojnë të zënë një vend në institucionin përfaqësues komunal.

Në zgjedhjet e sivjetme lokale, listat e subjekteve garuese përfaqësojnë profile të ndryshme kandidatësh, nga grupmosha të ndryshme. Në Kosovë të rinjtë vazhdojnë të mbesin paraprijës të zhvillimeve pozitive dhe ndërmarrës të sfidave e bartës të përgjegjësive me peshë. Një nga këta të rinj është Blerta Rahimi nga Gjilani, që po garon brenda radhëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ajo mban numrin 27 dhe mëton të jetë zëri përfaqësues i të rinjve të kësaj komune. Profili i saj universitar, Shkencat Politike, si dhe të qenit aktiviste e Rinisë Demokratike, i japin besimin se do të jetë përfaqësuese e denjë e gjilanasve. “Qyteti ynë i Gjilanit, tashmë e një kohë ka nevojë për një frymë të re, që do të kontribuonte në përmirësimin e jetës dhe perspektivës për qytetarët e çfarëdo moshe.

Dinamika e të rinjve tashmë duhet të orientohet edhe në proceset politike dhe vendimmarrëse, duke synuar një të ardhme më frytdhënëse. Për arritjen e këtij qëllimi, unë kam vendosur që hapin e parë drejt kësaj rruge të gjatë ta bëjë së pari në qytetin tim të lindjes”, thekson ajo.

Blerta thotë se Gjilani është shtëpia e saj, prandaj ndihet e nderuar të marrë besimin e banorëve të këtij qyteti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…