Bleu shtëpi duke shitur foto seksi në internet, e reja që fiton 220 mijë paund në vit

27 korrik 2021 | 13:03

Vetëm 3 vite më parë, Rhiannon Blue po i qante mamasë së saj për hallet në lidhje me paranë. Ajo mendonte se kurrë nuk do të kishte mundësinë për të blerë një shtëpi me pagën e saj prej 14 mijë paund në vit si dado.

Por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Tashmë Blue është pronare e një shtëpie me katër dhoma gjumi në Leeds. Ajo e bleu banesën në moshën 24-vjeçare pa asnjë ndihmë nga prindërit apo partneri i saj.

“The Sun” shkruan se Rhiannon hoqi dorë nga puna e saj dhe u bashkua me “OnlyFans” në gusht të vitit 2018. E që prej asaj kohe, ajo fiton 220 mijë paund në vit, duke shitur foto apo video seksi.

“Unë kurrë nuk e kam menduar se mund të jem në këtë pozicion. Kur isha duke punuar si dado, i qahesha nënës sime se mendoja se nuk do të kisha mundësi të paguaja një kredi deri në moshën 40 vjeçe. Ajo ende ma kujton këtë”, është shprehur ajo.

Blue ka shtuar se fakti se ka kaluar nga të qarat në shtëpinë e mamasë në të qenit në gjendje për të blerë super shtëpinë në moshën 24-vjeçare, është çmenduri.

“Ka katër dhoma gjumi, tre banja, një kuzhinë të bukur, kopsht me pamje nga jugu, dysheme mermeri. Është vërtetë e bukur”, ka treguar e reja.

Bleu shtëpi duke shitur foto seksi në internet, e reja që fiton

Bleu shtëpi duke shitur foto seksi në internet, e reja që fiton

Bleu shtëpi duke shitur foto seksi në internet, e reja që fiton

Bleu shtëpi duke shitur foto seksi në internet, e reja që fiton

Bleu shtëpi duke shitur foto seksi në internet, e reja që fiton

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se…