Blindimi i veriut, prokuroria e policia kontrollojnë detajisht fshatrat e Zveçanit

25 shtator 2023 | 21:01

Malet që lidhin Zveçanin e Leposaviqin, po kontrollohen detajisht nga Policia e Kosovës.

Për ta kryer këtë punë, është aktivizuar njësiti K-9.

Në asistencë u kanë dalur gjatë ditës edhe helikopterë të KFOR-it.

Në këto hapësira që ndodhen përreth Manastirt të Banjkës u gjet trupi i pajetë i njërit prej pjesëtarëve të grupit terrorist.

Deri tash, ai është bërë i vdekuri i tretë i grupit kriminal.

Përveç maleve, kontrolle të detajizuara u kryen edhe nëpër rrugë, shtëpi e ambiente të tjera në afërsi të manastirit.

Ekipet e forenzikës e ato të mjekësisë ligjore mbërritën që në mëngjes në Manastir, për të vazhduar punën nga nata e kaluar.

Në vendin e ngjarjes ato bashkë me njësite të tjera të Policisë kishin mjaft punë, një pjesë e së cilës u prezantua në kampin e Njësisë Speciale në Mitrovicë, “Enver Zymberi”.

Gjatë ditës në afërsi të manastirit është gjetur edhe një veturë përplot armatim.

Informacionin e ka konfirmuar prokurori i rastit, Naim Abazi.

E gjatë pasdites, nga manastiri u largua ekipi i peligrinazhit, i cili dyshohet se u mbajt i ngujuar nga grupi terrorist.

Përcjelljen e tyre deri në kufi me Serbinë, e kryen disa vetura të EULEX-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-inspektori i AKI-së Shkëlzen Sopjani, ka thënë se grupit terrorist…