Blinken: Ministri rus shkoi në Korenë e Veriut për të kërkuar armë

30 korrik 2023 | 18:26

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se ministri rus i mbrojtjes ishte në Korenë e Veriut për të siguruar armë për luftën në Ukrainë.

Në një vizitë të rrallë për të festuar 70-vjetorin e armëpushimit në Luftën Koreane, Sergey Shoigu premtoi të forcojë lidhjet ushtarake, ndërsa vlerësoi ushtrinë e Koresë së Veriut si “më të fuqishmen” në botë.

“Unë dyshoj shumë që ai është atje për pushime, ne shohim se si Rusia kërkon dëshpërimisht mbështetje, armë, kudo që mund t’i gjejë për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës. E shohim në Korenë e Veriut, e shohim me Iranin, i cili ka furnizoi Rusinë me shumë dronë që përdorën për të shkatërruar infrastrukturën civile dhe për të vrarë civilë në Ukrainë”, theksoi Blinken.

Media shtetërore e Koresë së Veriut e përshkroi takimin si një “bisedë miqësore” teksa Kim Jong-un shfaqet duke ecur me ministrin rus të Mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin…