Blinkeni në Turqi, pritet nga ministri i Jashtëm për të diskutuar situatën në Gaza

06 nëntor 2023 | 10:52

Në ndalesën e fundit të udhëtimit të tij diplomatik në Lindjen e Mesme, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është  takuar me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan në Ankara.

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Shteti, liderët do të flasin për situatën humanitare në Gaza dhe nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

Është bërë me dije se Blinkeni “do të nënvizojë rëndësinë e mbrojtjes së jetëve të civilëve në Izrael dhe Rripin e Gazës”, ndërsa do të vihet fokus edhe në “angazhimin për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët në Gaza”.

Më herët gjatë javë, Blinkeni është takuar edhe me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, pas një vizite në Izrael dhe pas një takimi me liderët kryesor arabë në Jordani.

Ndërkohë dihet se gjatë vizitës në Turqi, Blinkeni nuk do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka dënuar ashpër veprimet e Izraelit në Gaza, duke i quajtur “krime kundër njerëzimit”.

Erdogani të shtunën ka njoftuar se do të ndërpresë komunikimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kujtojmë se që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga sulmet ajrore izraelite në Gaza janë vrarë më shumë se 9 700 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specialisti në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe një nga…