Blinkeni: Situata në Gaza për palestinezët ‘mbetet e rëndë’

07 janar 2024 | 14:46

Shumë njerëz në Gaza përballen me pengesa të mëdha vetëm për të përmbushur nevojat e tyre bazë ditore, ka thënë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke dënuar situatën “e rëndë” në Rripin e rrethuar dhe të bllokuar të Gazës.

“Situata për burrat, gratë dhe fëmijët në Gaza mbetet e tmerrshme. Shumë palestinezë janë vrarë, veçanërisht fëmijë”, ka shkruar Blinkeni në “X” në mes të turneut të tij aktual në Lindjen e Mesme.

“Shumë njerëz mbeten jashtëzakonisht të sfiduar për sa i përket aksesit të tyre në ushqim, ujë, ilaçe, gjëra thelbësore të jetës”, ka shkruar ai.

Lidhur me turneun e tij, Blinkeni ka thënë në një deklaratë se ai ka shkuar për të diskutuar situatën në Gaza me partnerët rajonalë, përfshirë Turqinë.

“Këto nuk janë domosdoshmërisht biseda të lehta. Ka këndvështrime të ndryshme, nevoja të ndryshme, kërkesa të ndryshme”.

“Por është jetike që ne të angazhohemi në këtë diplomaci tani, si për hir të së ardhmes për vetë Gazën, dhe më gjerë, ashtu edhe për hir të së ardhmes për izraelitët dhe palestinezët dhe për rajonin në tërësi”, ka thënë Blinkeni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e Krishtlindjes ortodokse, kryetari i Kuvendit të Kosovës,…