Bllokohet për qarkullim ura në Vranoc, kryetari i Deçanit: Ka dëmtime të mëdha

20 nëntor 2022 | 14:45

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë qytetarëve të kenë kujdes në pjesët ku janë shtuar vërshimet.

Ai ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të shiut ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha.

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkaktuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha. Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, e ka quajtur “fenomen” bashkëshorten…