Bllokohet përkohësisht për tre ditë autostrada në Kosovë

26 korrik 2019 | 09:42

Nga sot deri më 28 korrik në Kosovë do të organizohet gara ndërkombëtare e çiklizmit “Tour de Kosova”.

Policia e Kosovës njofton se Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës pasi ka siguruar leje nga organet kompetente në vend, do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave.

Edhe pse garë sportive por momentet për këtë bllokadë të autostradave janë shumë të pa favorshme për arsye të qarkullimit të madh të veturave dhe ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vala e të nxehtit nga Evropa perëndimore dhe fusha anticiklonike…