Blogerja e njohur ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare gjatë një operacioni plastik

09 nëntor 2023 | 12:17

Luana Andrade, një blogere braziliane 29-vjeçare, vdiq një ditë pas operacionit me liposuksion në gjurin e saj në San Paulo. Gjatë procedurës ka pasur komplikime, pas së cilës ajo ka pësuar katër arreste kardiake.

Spitali tha në një deklaratë se operacioni u ndërpre dhe testet zbuluan “trombozë masive”, raportoi Daily Mail. “Ajo u transferua në ICU ku iu nënshtrua mjekimeve dhe trajtimit hemodinamik”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Sipas kirurgut plastik Diovane Ruaro, Luana Andrade është shfaqur mirë me shëndet. “Është bërë një procedurë adekuate para operacionit, por fatkeqësisht ka ndodhur ky fatalitet që na trishton”, u shpreh ai.

Sakaq, mjeku tha se procedurat e liposuksionit ndonjëherë mund të kenë komplikime fatale.

Luana Andrade lindi dhe u rrit në San Paulo dhe punonte si asistente skenë që nga muaji prill.

Ajo kishte jetuar me të dashurin e saj Joao Hadad, i cili shprehu pikëllimin për vdekjen e modeles braziliane. “Jam i copëtuar dhe po jetoj makthin tim më të madh. Një pjesë e imja u largua”, tha ai në një postim në Instagram.

“Përveç se e dashura ime, ti je dhe do të jesh gjithmonë një partnere përtej jetës, dashuria ime. Sot është e vështirë të kuptosh planet e Zotit”, ka shkruar më tej ai krahas fotove të tij dhe Luanës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën…