PDK-ja e dërgon në Kushtetuese edhe Projektligjin për investime të qëndrueshme

09 nëntor 2023 | 12:13

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për investime të qëndrueshme.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi.

Po ashtu, deputeti nga grupi parlamentar i PDK-së, Ferat Shala, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se  ky projektligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe, më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për investime të qëndrueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek presidentja e Republikës së Kosovës derisa për të nuk ka vendim përfundimtar nga ana e gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gironas deri tash është befasia më e madhe…